Valentina ka ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë babait që saj që është 87 vjeç. Ajo tregon se në familje janë 6 fëmijë dhe në shtëpinë e xhaxhit të saj 11 fëmijë dhe janë rritur të gjithë bashkë në një shtëpi. Ajo tregon se i ati bëri një fushë  provizore futbolli për të luajtur me gjithë fëmijët futboll, goca, çuna.

Valentina: Luanim futboll, aty më shumë gjuanim gurin sesa topin, ne na bërtiste babi, e merrnim topin nëpër ujë, të lagur, të pa lagur dhe nëse nuk fitonte, nuk e quante veten se ka luajtur futboll. Ose kur i vinte ndonjë mik në shtëpi, i thoshte hajde luajmë futboll pastaj do shkojmë në shtëpi. Arritëm dhe dolëm të luanim me Pukën dhe fituam 2-1, biles lamë dhe portën hapur që të bënin gol, por nuk bënë gol.

Ardit Gjebrea: A luani akoma futboll?

Valentina: Po Ardit, luajmë dhe tani janë shtuar shumë nipra e mbesa, unë nuk kam sjellë as çerekun më ngeli pak peng, po koha e virusit s’po na lë. Unë kam marrë edhe vajzat e fshatit tifoze dhe po të kishim nevojë për rezerva do i fusja të luanin.

Ardit Gjebrea: Për cilin fshat bëhej fjalë?

Valentina: Në Kabash të Pukës.

Ardit Gjebrea: Pra në Kabash të Pukës, futbolli është bërë kaq popullor falë babait tënd Ndrek Mark Froku. Unë di që më pas ai u bë kaq popullor në fshat sa i thërrisnin me emrin e fshatit.

Valentina: Po, Ndrek Kabashi, kur mbaronim futbollin, shkonim në darkë na rreshtonte xhaxhi dhe do jepnim llogari për mësimet, futbolli ishte për babin.

Valentina tregon se para 4 viteve përveçse ka humbur të ëmën, ajo ka humbur dhe bashkëshortin në moshën 61 vjeç, ku e përplasi një makinë. E përjetoi shumë keq këtë humbje, por jeta vazhdon duke e bërë edhe më të fortë.  Sot në studio kanë ardhur disa nipër dhe fëmijë për t’i bërë surprizë Ndrekës dhe i kanë kërkuar që të mos jetojë më vetëm, por të jetojë në një nga djemtë e tij. /tvklan.al