Kjo është gruaja më e vjetër në botë e cila së fundmi ka festuar ditëlindjen e 134-të.

Almihan Seyiti nga Kina thuhet se është njeriu më i vjetër në botë dhe personi i parë në histori me kaq vite jetë.

Gruaja e moshuar thuhet se ka jetuar në tre shekuj dhe ka përjetuar dy luftëra botërore. Në vitin 1903, zonja Seyiti u martua në moshën 17 vjeçare dhe më pas së bashku me bashkëshortin birësuan një djalë dhe një vajzë. Ajo jetoi me të bijën, pasi bashkëshorti ndërroi jetë në vitin 1976 e ndërsa i biri humbi jetën në moshën 36 vjeçare.

Pamjet e publikuara nga media zyrtare lokale të Kinës tregojnë momente kur zonja e moshuar, e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj, feston ditëlindjen.  /tvklan.al