Njihuni me hotelin e larë në flori ku serviren dhe bërxholla të florinjta



Njihuni me hotelin e larë në flori ku serviren dhe bërxholla të florinjta

15:00 20/11/2020

Në Vietnam është ndërtuar hoteli i parë në botë i larë në flori 24 karatsh. U deshën rreth 11 vite që “Dolce Hanoi Golden Lake” të ndërtohej. Pronarët kanë treguar se janë dashur rreth 200 milionë dollar për ta ndërtuar dhe kanë përdorur një fabrikë vietnameze për të prodhuar sendet e lara me flori duke reduktuar kështu edhe kostot.

Hoteli ka një pishinë 70 metra katrorë të larë në flori që ofron një fushëpamje të mrekullueshme nga qyteti. Hoteli është 25 katësh me 400 dhoma, gjithçka është e larë me flori duke nisur nga tualetet dhe deri tek vaskat, pirunjtë, dushet etj. Vaktet e servirura mund të jenë të përziera me pluhur ari, shefat e kuzhinës përgatisin bërxolla të florinjta Tomohaëk, dhe ëmbëlsira gjithashtu me pluhur ari. /tvklan.al




Të ngjashme