Babë e bir janë dyshja e vetme në botë që imitojnë legjendën e muzikës

Anthony Fenech dhe babai i tij  dolën të dy në skenë në një qytet të Australi të veshur thuajse njësoj si mbreti i rock and roll-it, Elvis Presley.

Të njohur si dyshja e vetme në botë, baba dhe bir u rikthyen në festivalin Parkes Elvis për të performuar dhe konkurruar në festivalin ikonik, që është edhe ngjarja më e madhe e vitit.

26-vjeçari Anthony u rrit duke parë të atin të performonte në skena për mijëra fansa. Pasi luajti basketboll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vite, Anthony u kthye në Australi për të ndjekur gjurmët e të atit.

Të jesh në gjendje të ngjitesh në skenë përpara mijëra njerëzve, jo shumë njerëz e kanë këtë fat. Kështu që nuk e marr për të mirëqenë”, shprehet ai.

Në vitin 2017, Anthony performoi për herë të parë në këtë konkurs dhe fitoi një vend në dhjetëshen më të mirë, ndërsa këtë vit që shoqërohet nga i ati të dy ata janë finalistë.

Klan News