Revista “Daily Mail” ka bërë të ditur se mashkulli më i pashëm në botë është Robert Pattinson. Kjo duke u bazuar në përcaktimin e bërë nga  kirurgu kozmetik Dr. Julian De Silva, i cili e mbështet atë në “shkencën” e raportit të artë të bukurisë Phi.

Raporti është një masë e përsosmërisë fizike, e përdorur nga artistët dhe arkitektët gjatë Rilindjes Evropiane, për të krijuar kryeveprat e tyre.

Për një fytyrë të përsosur, gjatësia e një veshi është e barabartë me gjatësinë e hundës dhe gjerësia e një syri duhet të jetë e barabartë me distancën midis syve.

Pattinson u zbulua se ishte 92,15% , i saktë me raportin e artë të bukurisë Phi.

Pas tij, vjen Henry Cavill  me 91.64%, Bradley Cooper 91.08%, Brad Pitt 90.51% dhe George Clooney 89.91%./tvklan.al