Ditën e djeshme në eventin “Hi, Speed” (Përshëndetje, Shpejtësi) të mbajtur në Apple Park nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, Tim Cook janë prezantuar modelet e reja të iPhone 12 me rrjetin 5G, aksesorët MagSafe dhe HomePod mini. Çfarë ndryshimesh sjell Apple dhe gjithçka ka ndodhur në këtë event e zbuloni më poshtë.

iPhone 12

Modeli i shumëpritur iPhone 12 më në fund është prezantuar mbrëmjen e djeshme në eventin e Apple pak më vonë se zakonisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

11% më i hollë, 15% më i vogël dhe 16% më i lehtë do të jetë modeli i ri i telefonave të Apple.

Modelet e fundit të iPhone 12 janë të disponueshëm me rrjetin 5G, çipin e ri A14 Bionic (6 core CPU, 4 core GPU), më i shpejti në çdo telefon sipas Apple. Ekrani OLED dhe një mburojë qeramike e cila është 4 herë më rezistente ndaj rënieve krahasuar me modelet e mëparshme. Të gjitha modelet kanë edhe versionin e natës për kamerën.

5G, por jo vetëm për rrjetin, por edhe ngjyrat e këtij modeli do të jetë i disponueshëm në 5 versione. iPhone 12 mini është telefoni më i vogël i cili mundëson teknologjinë 5G.

“5G do të sjellë një tjetër nivel performance për shkarkimin dhe ngarkimin, cilësi më të lartë transmetimi video, më shumë lojëra interaktive dhe shumë më shumë,” u shpreh drejtori i përgjithshëm Tim Cook.

Me modelet e reja sipas Apple ju zotëroni një “studio filmash” me kamerën e iPhone 12, sepse mund të regjistroni video në cilësinë 4K HDR me Dolby Vision. Të editoni gjithçka keni kapur përmes aplikacionit të fotove ose videot në iMovie. Kjo teknologji deri tani është përdorur vetëm në industinë kinematografike dhe nuk e ka asnjë telefon tjetër, por tani është në xhepin tuaj. Nata është gjithmonë perfekte tani edhe për një selfie me “night mode” në kamerën e përparme, video me pak dritë ose fotot në errësirë nuk janë më një problem për iPhone.

Telefoni i ri iPhone do të jetë i disponueshëm në shitje nga data 13 Nëntor në 4 modele të ndryshme: iPhone 12 për 799$, iPhone 12 mini 699$, iPhone 12 Pro ka një çmim prej 999$ ndërsa iPhone 12 Pro Max për 1099$.

Për ta bërë këtë telefon më të kujdesshëm ndaj mjedisit dhe duke shkuar në ndotje zero në vitin 2030 sipas parashikimit të Apple. Kompania ka vendosur që të mos vendosi më adoptor karikimi në kuti dhe kufje, por vetëm fisha USB-C.

Loja e famshme “League of Legends” do të jetë e disponueshme për t’u luajtur në iPhone gjatë këtij viti.

HomePod Mini

Produkti i ri i prezantuar nga Apple ishte “HomePod Mini”. Një asistent inteligjent, kontrolloni gjithçka përmes Siri. Ju mund të jepni komanda dhe ato të dëgjohen në shtëpinë tuaj nga HomePod. Në pjesën e sipërme është një ekran me prekje përmes të cilit mund të filloni ose ndaloni këngët tuaja ose të ndryshoni volumin. Kjo paisje ju mundëson një cilësi të lartë të zërit dhe veçorinë e audios 360 gradë. Nga 16 Nëntori do jetë i disponueshëm me një çmim prej 99$.

MagSafe

Pjesa e pasme e iPhone është magnetike dhe aksesorët tani mund të ngjiten pas telefonit tuaj. Karikuesa, kasa, portofola tani janë vetëm një prekje larg. /tvklan.al