Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave. Modeli i ri Sentinel i Range Rover, një fuoristradë luksoze e papërshkueshme nga plumbi që u hodh në treg për herë të parë në vitin 2015, po ndihmon në rritjen e tregut për automjete të blinduara.

Aktualisht gjenden rreth 200 ose 300 mijë automjete të blinduara në të gjithë botën por vëzhguesit e tregut presin që kjo shifër të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

Sipas një raporti të “LA Times”, biznesi i automjeteve të blinduara është bërë gjithnjë edhe më shumë fitimprurës, me prodhues të shumtë që parashikojnë rritje vit pas viti.

Range Rover Sentineli i vitit 2020 është blinduar në mënyrë të tillë që t’i bëjë ballë një bombe dhe armëve të zjarrit AK-47 ose AR-15.

Mark Burton, nga kompania e armëve ArmorMax u shpreh: Njerëzit janë të shqetësuar nga aktet e dhunës. Avokatët, mjekët, njerëzit e biznesit janë të shqetësuar për familjarët e tyre që mund të jenë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Ndërtimi i një makine të blinduar është një çështje e ndërlikuar. Edhe pse makina nga pamja e jashtme mund të duket normale, veshja me pllaka antiplumb sjell një kosto dhe një peshë të shtuar që kërkon teknika të tjera nga ana e inxhinierisë.

Modeli i ri Sentinel peshon më shumë se dyfishin e një Range Roveri. Për të mbajtur gjithë atë peshë, makina vjen me një motor të fuqishëm V 8. Sentinel vjen i pajisur me një kapëse shpëtimi të pasme, përmes pjesës së bagazhit, në rastet kur dyert e automjetit mund të bllokohen.

Range Rover nuk e zbulon çmimin e Sentinel-it të tij më të ri, por modeli i 2015 filloi me 445,000 Dollarë. /tvklan.al