Një oficer policie 91-vjeçar është oficeri më i vjetër i policisë në Arkansas. Ai shihet kudo nëpër qytet mes lokaleve dhe lagjeve vetëm për t’i thënë njerëzve përshëndetje.

L.C Smith ose ndryshe siç e thërrasin miqtë “Buckshot” është një oficer për Departamentin e Policisë Camden 91 vjeç duke e bërë atë oficerin më të vjetër.

“Ndihem sikur jetoj më gjatë nëse unë punoj”, është shprehur ai.

Buckshot punoi për Zyrën e Sherifit të Qarkut Ouchita për më shumë se 46 vjet para se të dilte në pension dhe vetëm pas 4 muajsh ai nisi të punojë në Policinë e Camden ku tashmë i ka mbushur gati 10 vite.

Ai njihet nga të gjithë në qytetin e Arkansas dhe është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë shprehen miqtë e tij.

Buckshot punon katër ditë në javë nga 8 orë dhe bën gjithçka, nga patrullimi i zonave të shkollës deri në përcjelljen e funeraleve.

Ai përpiqet që të flasë me oficerët e rinj, ti japë atyre mësime jetësore si të futen në punën e policisë dhe si ta mbajnë atë.

“Unë u them të gjithë rekrutëve të rinj: Kjo armë dhe ky distinktiv nuk e bëjnë një oficer policie, duhet të doni ta bëni”, është shprehur Buckshot i cili mbush 92 vjeç në Maj.

Ai është kaq i shëndetshëm dhe i fuqishëm dhe këtë meritë e ka mënyrë se si ushqehet, konsumon shumë perime ha ushqimin jo shpejt.

“Të gjithë kur e pyesin se kur do dalë në pension, ai i thotë: Kur të thotë Zoti“, shprehet Buckshot. /tvklan.al