Njihuni me krijuesen e maskotave. Kjo është Brittany Jacob që prej shumë viteve krijon personazhet e përallave për festa. Ajo së bashku me grupin e saj me shumë passion dhe ide krijojnë maskotat më të bukur në botë.

Që prej 1993 krijojnë këto veshje, që për ta secila ka ndryshime pasi puna në grup i bën ato të veçanta. Secili prej anëtarëve ka një funksion të veçantë, për të krijuar idenë më të mirë. Në kompaninë e tyre mund të gjesh gjithçka, çdo lloj ngjyre dhe materiali dhe kur marrin një projekt në dorë ata mblidhen të gjithë dhe punojnë për të krijuar produktin më të mirë.

Por në kompaninë Olimpus vëmendje të rëndësishme ka dhe dreka e punonjësve, ushqimi i mirë i bën ata më produktivë. Maskotat kalojnë nga skulptori, tek dhënia e formës me vakum, apo përzgjedhja e ngjyrave e deri tek detajet e fundit për t’i bashkuar të gjitha në një pjesë. Që maskota e tyre të mund të hidhet, kërcejë dhe këndojë e të jetë një ndër personazhet e preferuara të njerëzve kudo në botë.

Klan Plus