
Njihuni me Rubia-n, bleu 3 shtëpi në Siçili me nga 1 Euro: Ja planet që kam
Rubia Daniels kishte dëgjuar shpesh për shtëpitë ekstremisht të lira në Mussomeli të Siçilisë. Në Korrik të vitit 2019, ajo vendosi të nisej për një udhëtim 10-ditor. Që prej atëherë, ajo është pronare e tre shtëpive që në fakt ishin thuajse të rrënuara, por ajo i bleu për vetëm 1 euro.

“Isha shumë e habitur. Ishte një nga ato gjëra ku duhet ta shohësh për t’u siguruar që është e vërtetë”, tha Daniels. “Bëra kërkimet e mia dhe brenda tre ditësh preva biletën. Mora një makinë me qira, rezervova hotelin dhe u largova”.
Organizata përgjegjëse për shitjen e ketyre shtëpive në Itali “Case 1 Euro”, nuk hezitoi shumë për t’ia konfirmuar shitjet Daniels.
Ajo është me origjinë nga Brazili, e shpërngulur 30 vite më parë në Kaliforni dhe ky vendim erdhi pasi sipas saj kjo qytezë i kujton fëmijërinë e saj. E magjepsur nga historia e qytetit dhe mikëpritja e banorëve, Rubia thotë: Të gjithë donin të pinin një kafe me mua.
Rubia mori përsipër restaurimin e plotë të këtyre shtëpive të braktisura.
“Po planifikoj ta kthej njërën prej tyre në një galeri arti. Tek e dyt do të jetoj vetë ndërsa shtëpinë e tretë, që do të jetë projekti im më i madh, dua ta shndërroj në një Wellness, qendër për t’ia kthyer komunitetit”, shtoi ajo.
49-vjeçarja rifilloi restaurimin e pronave në fund të vitit 2019, por iu desh ta ndalonte projektin për shkak të pandemisë.
Sipas mediave të huaja, Daniels nuk është i vetmi person që gjen hapësirë për projekte të tilla në Itali, pasi atje ka autoritetet lokale duan patjetër të ripopullojnë qytetet e zbrazëta.
Në vitin 2021, nëntë fshatra në Italinë jugore u ofruan njerëzve 33,000 dollarë për t’u shpërngulur atje. Fshatrat – të gjitha në rajonin jugor italian të Kalabrisë u ofruan njerëzve nën 40 vjeç një pagesë në para për të bërë këtë lëvizje.
Këto zona kanë më pak se 2 mijë banorë dhe ndoshta shumë shpejt do të kthehen në qytete fantazmë. Megjithatë, të blesh një shtëpi për 1 euro nuk është diçka e vogël./tvklan.al