Njihuni me Tong Tong, fëmijën e parë të Inteligjencës Artificiale


Njihuni me Tong Tong, fëmijën e parë të Inteligjencës Artificiale

17:14 08/02/2024

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar fëmijën e parë në botë të inteligjencës Artificiale që ka sjelljen emocionale dhe aftësitë e një fëmije 3-4 vjeç.

Modeli i quajtur Tong Tong (Vajza e vogël),u krijua nga Instituti i Pekinit për Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale.

Edhe pse tani Tong Tong ka aftësitë e një fëmije, është duke u përmirësuar. Shkencëtarët thonë se me anë të ndërveprimit të mëtejshëm me njeriun, Tong Tong mund të zhvillojë aftësitë, vlerat dhe njohuritë e saj.

Ekipi tha se Tong Tong është e aftë të mësojë vetë dhe mund të ketë një përfshirje emocionale që nuk është parë ende në modelet e tjera të Inteligjencës Artificiale. Aftësia e saj për të interpretuar emocionet njerëzore shkon deri në identifikimin dhe shprehjen e ndjenjave si lumturia, zemërimi dhe trishtimi si dhe reagimi në përputhje me gjendjen emocionale të të tjerëve.

Tong  Tong u prezantua muajin e shkuar. Vizitorët mund të ndërvepronin me të, të shihnin të shfaqte aftësitë e saj të ngjashme me njeriun si për shembull të rregullonte kornizat e anuara apo të pastronte qumështin e derdhur.

Tong Tong ka edhe shprehi fytyre dhe gjeste, madje mundet të bisedojë. Ajo mund të dallojë të drejtën nga e gabuara, të shprehë qëndrimin e saj në situata të ndryshme dhe ka fuqinë të formësojë të ardhmen./tvklan.al









Të ngjashme