Mbrëmjen e kësaj të hënë, ka nisur sezoni i ri i emisionit “Stop” në Tv Klan. Saimiri dhe Genti kanë prezantuar vajzën e re që iu bashkua emisionit në rolin e balerinës.

Ajo quhet Franceska Rustemi dhe është përzgjedhur mes dhjetra konkurentëve që morën pjesë në ‘Miss Shqipëria 2020’.

Franceska, edhe pse në moshë 15-vjeçare, me bukurinë dhe sharmin e saj, arriti të rrëmbente jo vetëm vëmendjen e publikut në “Miss Shqipëria 2020, por u vlerësua edhe me dy çmime, “Shoqëruesja e parë e Missit” si dhe Miss “Stop”.

/tvklan.al