Njihuni me vogëlushen më të bukur në botë

Posta

Njihuni me vogëlushen më të bukur në botë

11:57 16/10/2019

Një vogëlushe e ëmbël nga Russia, Alina Yakupova është konsideruar si vajza më e bukur në botë. Edhe pse vetëm 6 vjeç, ajo numëron rreth 22.000 followers në rrjetin social Instagram.

Alina është nga Moska dhe ka filluar të jetë pjesë e botës së modës që në moshën 4-vjeçare.

Ajo ka fituar një famë të madhe duke u bërë pjesë e markave të njohura të modës italiane, por jo vetëm. Ajo ka qenë pjesë e “Monnalisa Kids”, “Russia’s Yudashkin kids” dhe “Gloria Jeans”.

Modelja e vogël, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe flokët biondë, gjithashtu është shfaqur në kopertinën e parë të revistës “Instyle” dhe “Grazia”.

Në faqen e saj personale në Instagram, Alina vazhdimisht ndan për fansat e saj foto nga fotosesionet e ndryshme që ajo realizon.

Menaxheri i saj, Roman Kukhar, vlerësoi përkushtimin e saj dhe përparimin e shpejtë në industrinë e modës, edhe pse është në një moshë shumë të vogël./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi