Ndërkohë që aplikimet për Lotarinë amerikane vazhdojnë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’ ambasada bën me dije se sot në orën 15:00 personeli i Konsullatës do t’u përgjigjet në kohë reale për çdo pyetje për aplikimin e Lotarisë Amerikane.

🇦🇱️ | Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00. Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane.

/tvklan.al