Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare, sidomos Italia, si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave, sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni, TIA ka dhënë një njoftim të rëndësishëm ku sugjeron që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.
“Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni”, thuhet në një njoftim.
Aeroporti i Tiranës thotë se është në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta./tvklan.al