“Njolla në biografi” përjashton të riun ekselent nga Akademia e Policisë (Video)

“Njolla në biografi” përjashton të riun ekselent nga Akademia e Policisë (Video)

21:02 19/06/2019

Një qytetar, që kërkon të mbetet anonim, denoncon procedurën e konkurrimit në Akademinë e Policisë. Ai thotë, se ishte student i ekselencës dhe pas të gjitha fazave të konkurrimit, fitoi të drejtën e studimit në Akademinë e Policisë.

Dy javë pasi nisi shkollën, e thërrasin dhe i thonë, se ka një ngjarje problematike në familje. Më pas i vjen vërtetimi i besueshmërisë negativ, me pretendimin, se një familjar është përfshirë në një ngjarje kriminale. I riu thotë, se prej muajsh kërkon informacion konkret, mbi problemin, që i dogji shkollën, por asnjë përgjigje.

Gazetarja: Pse ju drejtove emisionit “Stop”

Ju drejtova emisionit pasi kam konkurruar tek Akademia e Sigurisë, tek programi i studentëve të ekselencës. Jam shpallur fitues pasi kam kaluar të gjitha fazat me shkrim dhe me gojë, testi e anglishtes dhe mesatares. Më pas kam filluar shkollën. E Vazhdova për dy javë shkollën dhe më pas më thërret oficeri i Policisë Gjyqësore nga rrethi im dhe më thotë: Ke nja ngjarje problematike nga familja jote. I them që nuk kam dijeni për ngjarjen dhe ti drejtohet të gjitha kanaleve zyrtare të sigurimit të informacionit. Më vjen vërtetimi i besueshmërisë negativ, je skualifikuar për shkak të probleme ligjore dhe implikimit në veprimtari kriminale nga anëtarët e familjes tënde.

Nuk ka asnjë dokument zyrtar që ta faktojë këtë dhe unë kam muaj që e kërkoj. Dhe kur më japin informacion është me referim ligjor, dhe pa nja informacion të saktë.

Punonjësi i M.B: Si jeni?

Qytetari: Kam dy muaj, që kam lënë një ankesë?

Punonjësi i M.B: Po! Për pranimin në polici?

Qytetari: Po!

Punonjësi i M.B:  Për skualifikimin! Ok! E kemi rikthyer disa herë për trajtim, për shkak se ka pasur disa…

Po pra e kemi rikthyer për ritrajtim, për shkak se nuk ka qenë e trajtuar mirë nga strukturat e policisë së shtetit.

Këtë po të them, u kemi them pra! U kemi thënë-na jepni një mendim më të pjekur, në lidhje me arsyet e skualifikimit të zotit…dhe në këto momente po presim përgjigje, sepse ka dy mendime të ndryshme nga e njëjta strukturë. Kupton?!

E kemi kthyer për ritrajtim, se nuk është trajtuar në rregull. E kemi cu te specialistët tanë, për ta ritrajtuar. Kemi kërkuar komplet dosjen nga drejtoria e përgjithshme, të vijë komplet materiali, që nga momenti i kualifikimit e deri në momentin e skualifikimit. Brenda ditës së hënë do të vijë përgjigja me postë.

Punonjësja e M.B:  Rasti juaj është duke u firmosur dhe do kthehet përgjigja.

Qytetari: Po! Pra po, mu më dalin gjithmonë njerëz të rinj, që më japin garanci, që do firmoset, që do për shqyrtim.

Punonjësi i M.B: Ka pasur një ndryshim në strukturën tonë!

Qytetari: Ok! Po tani ca do bëhet? Ca do ndodhi?

Punonjësi i M.B:  Do kthejmë përgjigje, sa më shpejt që të jetë e mundur! Do t’ju marim në telefon. Ne e kemi mbajtur, për t’u verifikuar. Mos u shqetëso! Do të të vijë sa më shpejt, që të jetë e mundur!

Pas interesimit të emisionit “Stop”, mbërriti përgjigja zyrtare, ku thuhet, se në bazë të ligjit 139, përjashtohet nga e drejta e shkollimit në Akademinë e Policisë. Por ministria thotë, se nuk ka dokumenta, për ngjarjen e ndodhur. Di thjesht, se ka patur një ngjarje…!!!

Më në fund ankuesit në redaksinë së emisionit “Stop”, i cili sipas tij ishtw përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga rashat e Akademisë së Sigurisë, i erdhi një përgjigje ku i thuhet se, “pavarësisht dëshirës së madhe dhe interesit reciprok që ju të bëheni pjesë e strukturave tona, bazuar në të dhënat që disponojmë aktualisht dhe referuar kritereve të përcaktuara në rregulloren ligjin 139 të Policisë së Shteti ju nuk rezultoni kandidat i përshtatshëm për tu pranuar në strukturat e Policisë së shtetit”.

Edhe në bazë të nenit 139 nëse ti apo i afërm i joti është përfshirë nga në një ngjarje kriminale kjo gjë të përjashton automatikisht nga e drejta e studimit.

Në këtë mënyrë u detyrua vetë i ati i ankuesit ju drejtuar Ministrisë së Brendshme me një letër për të kërkuar më tepër informacion se për çfarë ngjarje bëhet fjalë. Në përgjigjen e ardhur thuhet se “në bazë të verifikimit të arkivës së Ministrisë së Brendshme nuk disponohet informacion për ngjarjen në fjalë. Pretendohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1991, por Ministria e Brendshme nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë ngjarje./tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT