Mësimi i gjuhës shqip te shqiptarët e Amerikës, ka qenë kjo një ëndërr e kahershme, e cila, e ka zanafillën e saj me hapjen e shkollave të para shqip, me kontributin e patriotëve e atdhetarëve, që hapën shkollat e para shqipe, në Boston, Nju Jork, Detroit, Çikago, Arizona, Teksas, Florida, Ushington, Nju Xhersi, Kenektiket, Pensillvenia, Ohaio e tjer, që e ruajtën deri sot mësim e gjuhës shqipe, në komunitetin shqiptar.

Dhe ja që vjen një ditë dhe mundi e puna e patriotëve nuk shkoi kot, sepse gjuha shqipe, tani po hynë zyrtarisht në sistemin e shkollës për fëmijët shqiptar, për herë të parë në qytetin e Nju Jorkut.

Shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe, dhe në shumë gjuhë të tjera, shkruan gazeta konservative New York Post, e cila dha lajmin e para, nga Bashkia e Nju Jorkut.

Ajo thotë se më shumë se 40 për qind e nxënësve të shkollave fillore të qytetit, edhe në periferi jashtë zonave të pesë lagjeve – Staten Island, Manhattan, Brooklyn, Queens dhe Bronx, me fëmijë emigrantësh do të përfshihen në sistemin e ri shkollor sesionin e ardhëshëm në Shtator.

Megjithëse, plani i ‘diversitetit’ të shkollës në qytetin e nëntë milion banorve për majorin e Nju Jorkut Bill De Blasio , do të jetë një “dështim” progresiv – ka qenë Këshilli Bashkiak, ai me 51 anëtar , përfshirë këtu edhe këshilltarin shqiptar Mark Gjonaj  të cilët së bashku kanë bërë të mundur aprovimin e saj, për futur në sistemin shkollor të qytetit të Nju Jorkut, zyrtarisht mësimin e 10 gjuhëve të huaja përfshirë gjuhën Shqip.

Kancelari i Shkollave të qytetit të Nju Jorkut, Richard Carranza – Shefi i shkollave të qytetit, i cili premton se më pas, ka për të pas paksa gjuhë të huaj edhe për të gjithë studentët, e cikleve edhe më të larta, të cilët do të marrin mbështetje nga sistemi i ri i mësimit edhe në 10 gjuhët e reja.

Shefi i shkollave, Carranza, pjesërisht kërkon “falje” për refuzimin e deritanishëm, mbasi ai e ka parë këtë edhe si një farë forme të “racizmit” që tani, që nuk do të jetë më kurrësesi” sipas tij.

Shkollat e Nju Jorkut, që ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme prej të enjtes- në atë që zyrtarët thanë se ishte e para herë në SHBA – u shtua në listën gjuhëve të huaja edhe gjuha shqipe, gjuha e shqiptarëve të Amerikës që flasin mes tyre.

Sipas, Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, thuhet se janë 60,000 banorë të trashëgimisë shqiptare, që jetojnë vetëm në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të vitit 2015.

 Më shumë se gjysma e tyre, thuhet se banojnë në New York City, me enklavat më të mëdha shqiptare, që ndodhen në lagjet Bronx të Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Shkolla publike PS 105 në Morris Park Bronx NY do të jetë “shtëpia” e parë e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht.

Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, një gjeneratë e gjeneratës së dytë, të emigrantve shqiptar që ka lindur në Amerikë, kur prindërit e tij emigruan ga Reçi – Ulqinit, në Amerikë, i tha konservatives njujorkeze New York Post, se :

“Është me të vërtet krenar, që ka punuar në marrjen e programit të ri dhe veçanërisht gjuhën e tij të parë – gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe”

,thotë ai me një krenari Shqiptare.

Këshilltari Gjonaj, me këtë rast lëshoi një deklaratë për shtypin shqiptar, këtu në komunitetin shqiptar, ku ai thotë se : “Jam me të vërtet i kënaqur të njoftoj se Programi i gjuhës shqipe, i pari në NYC dhe SHBA, do të jetë realitet në shtator 2018, në P.S.105 në Bronx.

NYC është “fonderi” e shkrirjes së diversitetit etnik dhe kulturor mbarë botëror, dhe unë jam krenar si një zyrtar i zgjedhur shqiptar, që kam punuar së bashku me komunitetin shqiptar të veprimtarëve dhe mësimdhënësve në këtë iniciativë. Unë përshëndes me këtë rast edhe Departamentin e Arsimit të NYC-së, për angazhimin e tyre për të mbështetur programe që pasqyrojnë diversitetin dhe strukturën e këtij qyteti të madh”

 , thotë ai.

Ndërsa gjen rastin të inkurajoj prindërit e fëmijëve shqiptar, aktivistëve të komunitetit, të jenë të përfshirë dhe ta ndajnë këtë iniciativë me miqtë tuaj, familjet, organizatat e tjera në komunitet, duke dhënë ndihmën e tyre, në kontakt me komunitetin,:“Kështu, që ne së bashku, do të zgjerojmë inisiativën tonë edhe në shkollat e tjera dhe qytete të tjera, të Nju Jorkut, Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Manhattan” thotë këshilltari shqiptarë në Bashkinë e Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj..

Departamenti i Arsimit – DOE, në qytetin e Nju Jorkut, gjithashtu, tha se po këtë sesion në vjeshtë do të hapë programe të reja mësimore në gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, polake, ruse, spanjolle dhe urdupe./INA