Ashtu sikurse kishte paralajmëruar këngëtarja e njohur, Samanta Karavella publikoi këngën e saj të re.

“NKN” titullohet produksioni i saj muzikor, i cili është në bashkëpunimin me artistin e njohur, Skerdi.

Kënga është shoqëruar me një videoklip tejet interesant, ku Samanta duket shumë ndryshe me stilin e saj.

Bëhet fjalë për një këngë verore, e cila ka marrë komente vërtet pozitive pas publikimit./tvklan.al