Noah Wyle është shpallur Mashkulli më Seksi i Gjallë nga revista People për vitin 2026.
Aktori 55-vjeçar, i luan në serialin dramatik mjekësor “The Pitt”, pranon se nuk e priste kurrë ta merrte këtë nder.
“Mendova se ishte një mashtrim. Nuk e kisha menduar kurrë në një milion vjet se do të më jepej ky nder”, tha Wyle , i cili fillimisht reagoi me mosbesim ndaj lajmit. Gruaja e tij, Sarah, ishte ajo që e bindi Wyle të pranonte titullin e fituar.
“Ajo mendon se jam një njeri i mirë dhe se personi që jam, si dhe babai dhe burri që jam, meritojnë të festohen”, tha Noah Wyle .
“Mendova, ‘Në rregull, meqë e thua ti'”, shtoi ai, duke zbuluar me shaka se gruaja e tij ishte veçanërisht e kënaqur sepse konfirmon, siç tha ai, shijen e saj të mirë.
Sarah ishte me të gjatë setit fotografik për revistën, në një rezidencë me pamje nga shkëmbinjtë e Malibusë, gushtin e kaluar. Me të ishte vajza e tyre 11-vjeçare dhe qeni i familjes. Prania e tyre e bëri të qartë se sa e rëndësishme është familja e tij për aktorin.
Ky titull i veçantë vjen disa dekada pas suksesit të tij të parë të madh televiziv, kur ai u bë i njohur përmes rolit të mjekut të ri John Carter në serialin “Emergency Room” (ER).
Në vitet 1990, ai u shfaq në kopertinën e People së bashku me yjet George Clooney, Eric La Salle dhe Anthony Edwards, në një homazh të veçantë të titulluar “Burrat Seksi të ER”. Clooney madje është emëruar dy herë si burri më seksi i vitit nga revista.
Me serialin hit “The Pitt”, i cili kthehet për një sezon të tretë në janar në HBO Max, Wyle po përjeton, siç e ka thënë vetë, “momentin e dytë të madh” të karrierës së tij. Performanca e tij i ka fituar dy çmime Emmy radhazi për Aktorin më të Mirë , duke e forcuar vendin e tij përballë televizionit.
Në një intervistë me redaktoren e People, Charlotte Triggs, aktori foli edhe për reagimin e fëmijëve të tij ndaj lajmit. Djali i tij e mori në një mënyrë praktike, duke komentuar se jeta e babait të tij tani do të jetë më e vështirë, por duke shtuar se kjo është një gjë e mirë, ndërsa vuri në dukje se publiciteti sjell me vete edhe kritika.
Vajza e tij më e madhe, nga ana tjetër, e pa të vështirë ta besonte lajmin dhe u shpreh se do ta ngacmonte për këtë për 50 vitet e ardhshme.
Kur u pyet nëse mendonte se jeta e tij do të ndryshonte pas këtij titulli, Wyle u përgjigj me humor: “Shpresoj që gjithçka të ndryshojë. Shpresoj që tani e tutje të jetë gjithçka verë dhe trëndafila, qumësht dhe mjaltë”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
