Dy ekonomistë amerikanë janë shpallur fitues të çmimit Nobel në ekonomi për këtë vit. Uilliam Nord’haus dhe Pol Roumer janë hartues të studimeve që hedhin dritë për mënyrën si ndikojnë ndryshimet klimatike në ekonomi dhe anasjelltas.

Ata kanë zbuluar mekanizmat se si forca e ekonomisë nxit firmat të krijojnë ide të reja për të qenë në përputhje me kushtet mjedisore.

Dy ekonomistët kanë një karrierë të gjatë në universitetet më në zë të perëndimit dhe institucionet ekonomike ndërkombëtare. Ata do të ndajnë sëbashku shumën prej rreth 1 milionë euro akorduar nga Akademia Suedeze e Nobelit.

Tv Klan