I pari çmim Nobel për vitin 2018, ai në Mjekësi, iu dha amerikanit James Allison dhe japonezit Tasuku Honjo për zbulimin e një terapie për trajtimin e kancerit e quajtur “Immune Checkpoint Therapy” apo “Terapia e Kontrollit të Sistemit Imunitar”.

Allison dhe Honjo treguan se strategji të ndryshme të frenimit të sistemit imunitar, mund të jenë të frytshme në trajtimin e kancerit, thuhet në motivacion.

Juria vlerësoi se pavarësisht zhvillimit klinik modest, terapia për kontrollin e sistemit imunitar revolucionarizoi trajtimin e sëmundjes dhe ndryshoi qasjen për menaxhimin e kancerit.

Pas Nobelit në Mjekësi,  pritet të jepen edhe çmimet për Shkencën dhe Paqen. Ndërsa do të mungojë këtë vit Nobeli në Letërsi, për shkak të skandalit të përdhunimit ku është përfshirë fotografi i francez Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i një prej anëtarëve akademisë së çmimeve Nobel. Aranult u dënua me dy vjet burg, ndërsa 6 anëtaret e jurisë, përfshirë edhe bashkëshorten e tij dhanë dorëheqjen.

Akademia suedeze vendosi që fituesi i çmimit Nobel për 2018-ën të shpallet vitin tjetër krahas fituesit të 2019-ës.

Tv Klan