Tre shkencëtarë të lindur në Britani, që aktualisht punojnë në universitete në Shtetet e Bashkuara, kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2016, për “

zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materjes

”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka theksuar se fituesit e këtij çmimi, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, kanë “

hapur derën e një bote të panjohur, ku materja mund të marrë gjendje të pazakonshme

”.

Në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se ata “

kanë përdorë metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet e materjes, siç janë superpërçuesit, superfluidet, ose filmi i hollë magnetik

”. Vlera e Çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë./tvklan.al