Pak minuta më parë përmes një postimi në rrjete sociale dy këngëtarët e njohur Arilena Ara dhe reperi Noizy kanë zbuluar projektin e tyre më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Murderer” (Vrasës), e cila do të publikohet të premten në datën 9 Korrik.

Ky është bashkëpunimi i parë për këta dy artistë të njohur.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri “POPART” të Arilena Arës.

Pjesë e këtij albumi do të jenë gjithsej 13 këngë, 5 prej të cilave bashkëpunime me artistët Gjon’s Tears, Noizy, Wendy, 2po2 dhe Dafina Zeqiri. /tvklan.al