Rrengjet midis rreperit të famshëm Noizy dhe aktorit mjaft të njohur në Gjermani, Blerim Destani këtë radhë i kanë bërë të gjithë të qeshin.

Noizy gjendet në Dusseldorf për turin e tij të radhës dhe mesa duket atje ka gjetur një prej shokëve të tij më të mirë.

Ka qenë një video e postuar në profilin zyrtar të rreperit të famshëm ku Blerimi Destani ka mbetur pafjalë.

Ata gjenden në një dyqan mjaft luksoz gjerman dhe në momentin që Blerim Destani ka dalë nga dera Noizy ka imituar me mjeshtëri alarmin kur dikush ka blerë diçka e largohet pa paguar.

Fishkëllima e tij e ka trembur Blerim Destanin, duke bërë që ai të kthehet menjëherë pas duke mos kuptuar se ç’po ndodhte.

Më pas ai fillon të qeshë me të madhe dhe Noizy e ka shoqëruar videon në Instagram me batutën “@blerimdestani Shifjani ftyren kur e kupton qe e hongri”. Në gaz kanë shpërthyer të gjithë perosnat rrotull, pa përjashtuar shitëset e dyqanit./tvklan.al

A video posted by NOIZY (@zinizin) on