Noizy, një nga reperët më të famshëm në vend ditën e djeshme hapi një sfidë për fansat e tij. Përmes një postimi në profilin e Instagram ai i ka kërkuar ndjekësve të arrijnë numrin e 100 mijë komenteve për të publikuar këngën më të re “1 herë e mirë”.

Vetëm pak orë postimi ka kaluar mbi 108 mijë komente dhe të gjithë kanë qenë në pritje të publikimit të këngës së re. 

Ditën e sotme Noizy ka publikuar diss-in e shumëpërfolur e cila është duke bërë namin. Ai e nis këngën duke treguar rolin që ka në Hip-Hopin shqiptar dhe thotë se ka shkatërruar shumë karriera, madje ai shprehet se pa të nuk ka lajmë.

Të gjithë prisnin që Noizy të përmendte emra në këngën e tij, por ai i ka konsideruar kolegët e tij si “peshq të vegjël” dhe veten e tij “balenë” dhe shprehet se nuk merret me plehra.

Nuk ka munguar as diss-i për Big Kik i cili në “Gjoni black” është shprehur se ka dhënë shumë ndihma, por disa i kanë dalë “fake”.

Noizy nuk e ka kursyer edhe një përgjigje për Meriton Mjekiqin i cili e ka konsideruar atë si reperin më të keq. Në tekstin e këngës së Noizy-t thuhet se emrin e tij e përdorin kudo në emisione për publicitet. /tvklan.al