Noizy është një ndër reperët më të përfolur dhe të suksesshëm të momentit. Ai është mjaft aktiv me prurjet reja në muzikë dhe çdo këngë e tij kthehet shumë shpejt në një hit.

Reperi ka njoftuar në rrjetet sociale se shumë shpejt do publikojë albumin e tij të ri dhe duket se do jetë diçka madhështore.

“Albumi i ri do të jetë i çmendur”, ka shkruar Noizy ku ka bërë kuriozë të gjithë fansat e tij.

Para disa kohësh ai publikoi këngën e tij ‘1 herë e mirë’ e cila pati një sukses mjaft të madh dhe u komentua gjatë, pasi reperi i bën “diss” kolegëve të tij dhe liston fakte. /tvklan.al