Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Borchardt nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta që nuk e pranon në institucionin e Presidencës.

Duke dalë nga selia e Partisë Demokratike ku ndodhej në takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadori Borchardt nuk u është përgjigjur gazetarëve të cilët kërkuan një reagim prej tij.

E vetmja gjë që Borchardt tha, ishte: “OSBE është organizatë legjitime. Më lini të qetë”.

Ilir Meta e shpalli “non grata” në Presidencë ambasadorin e OSBE me argumentimin se ofendoi protestuesit e “Astirit” ku u tregoi gishtin e mesit dhe se nuk pranoi dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 30 Qershorit. /tvklan.al