Xhudistja kosovare u ndal nga dëmtimi për të tentuar të ‘Artën’

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slemin e Bakusë. 31-vjeçarja u kualifikua edhe në finalen e madhe, por para sfidës, një dëmtim e bëri që të dorëzohej. Xhudo kosovare vijon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare. Nora Gjakova arriti të ngjitet në podiumin e Grand Slemit të Bakusë. Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova ishte e jashtëzakonshme, teksa vuri në qafë medaljen e argjendë. Një rrugëtim që do të kishte shkuar më mirë për 31-vjeçarin, pasi preku finalen e madhe, por për shkak të një dëmtimi u dorëzua duke mos zbritur në parket.

Në përballjen e parë, xhudistja pejane mposhti me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në të dytën fitoi me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit. Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic. Edhe në këtë luftë, xhudistja kosovare ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur dhe duke siguruar gjysmëfinalen. Në finale do ndeshej me kundërshtaren kanadeze, gjithsesi arriti të marr pikët e nevojshme në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

Klan News