Turqia ka deklaruar se po përmbyll operacionin e saj dy-javor për të ndihmuar lëvizjen e dhjetëra mijëra refugjatëve drejt Evropës, pas reagimit të ashpër në terren nga rojet kufitare greke dhe nga politikanët evropianë. Refugjatët në kufirin tokësor greko-turk, një pjesë e të cilëve jo sirianë por turq pakistanezë e afganë, po kthehen mbrapsht me autobusë.

Zyrtarët grekë thanë që numri i kalimeve kufitare ishte zvogëluar. Ndërkaq Presidenti Erdogan për shkak të koronavirusit, do të flasë më 17 Mars për çështjen e rajonit të Idlibit në Siri dhe refugjatët me anë të telekonferencës me Macron dhe Merkel që duhej të vizitonin Stambollin.

Rreth 1.5 milionë civilë janë zhvendosur nga Idlibi. Zyrtarët turq njoftuan se tre kontrabandistë njerëzorë ishin dënuar me 125 vjet burg për rolin e tyre në vdekjen e vogëlushit sirian, Alan Kurdi. Disa shtete të Bashkimit Evropian Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia kanë rënë dakord të marrin të paktën 1.600 fëmijë migrantë që kanë udhëtuar pa prindërit e tyre dhe ndodhen nëpër kampe në Greqi, tha Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson.

Aktualisht mbi 42,000 migrantë jetojnë në kampe të mbipopulluara në ishujt grekë, duke përfshirë rreth 5,500 të mitur të pashoqëruar. Sipas Europolit, rreth 10 përqind e tyre janë më të rinj se 14 vjeç.

Johansson tha se fëmijët migrantë që kanë udhëtuar vetëm po “përballen me dhunë dhe shfrytëzim. Sipas saj, shumë prej tyre thjesht zhduken nga qendrat e azilit dhe pritjes dhe “ne nuk dimë se ku janë, ndoshta shumë prej tyre bien në duart e trafikantëve”. Vetëm Shtatorin e kaluar, Greqia i kërkoi ndihmë BE-së për t’u kujdesur për këta fëmijë.

Klan Plus