Vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West bëri 8 vjeç dhe e gjithë familja festoi duke thënë se ajo sillte gëzim për të gjithë ata.

Bebja ime e parë, North, bën 8 vjeç sot! North, një ditë do të shohësh të gjitha këto mesazhe të printuara për ty në librat që unë po bëj dhe shpresoj ta ndjesh dashurinë sepse ti sjell kaq shumë dashuri dhe lumturi në jetët tona!”, shkroi Kim në postimin e saj ku ndau edhe disa foto të vajzës së saj. “Je njeriu më gazmor, me stil, krijues që di saktësisht çfarë dëshiron në jetë! Nuk kam njohur kurrë dikë si ti!”, shtoi ajo.

Ndërsa gjyshja, Kris Jenner postoi edhe më shumë foto të mbesës, me shkrimin “Gëzuar ditëlindjen E bukura jonë North! Je një rreze dielli dhe ndriçon çdo vend me buzëqeshjen tënde të mrekullueshme dhe zemrën e madhe!”

North është fëmija i parë i Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët kanë edhe një vajzë tjetër, Chicago, 3 vjeçe dhe dy djem, Saint dhe Psalm, 5 dhe 2 vjeç./tvklan.al