Norvegjia i shtohet Holandës dhe Portugalisë në listën e vendeve që dekriminalizojnë marijuanën dhe heroinën. Parlamenti norvegjez miratoi projekt-ligjin për reformën e trajtimit të drogës, duke u fokusuar në trajtimin si të sëmurë të përdoruesve dhe jo duke gjobitur e duke i dënuar.

Zyrtarët e vendit skandinav sqarojnë se dekriminalizimi i marijuanës dhe heroinës nuk do të thotë legalizim. Në këtë mënyrë përgjegjësia e politikave kundër drogës i kalon sistemit shëndetësor, nga ai juridik.

Ligji i miratua së fundi është hartuar që në vitin 2006, por është rrëzuar vazhdimisht nga të gjitha gjykatat norvegjeze. Sipas një raporti për vdekshmërinë nga droga në Norvegji, rezultoi se 266 persona humbën jetën në vitin 2014 si pasojë e lëndëve narkotike, një shifër që sipas autoriteteve ka ardhur në rritje.

Komiteti norvegjez i shëndetit kërkon të ndjekë modelin e Portugalisë, një vend që para vitit 2001, kur dekriminalizoi përdorimin e drogës, kishte numrin më të lartë të vdekjeve në Bashkimin Europian. Portugalia tashmë është e parafundit në këtë listë.

Tv Klan