Veterani i Luftës së Dytë Botërore zhytet në 42 metër thellësi

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore thyen rekord në zhytje në moshën 96 – vjeçare.

Ray Woolley zgjodhi ta festojë ditëlindjen duke  u zhytur në 42.4 metër thellësi. I moshuari britanik e ka kthyer tashmë në traditë zhytjen në thellësi të detit, por nga ana tjetër nuk heq dorë as nga arritjet.

Një vit më parë u zhyt në një thellësi prej 40.6 metrash, ndërsa sivjet e theu këtë rekord me 2.4 metër.

 “Është thjesht e pabesueshme. Shpresoj ta bëj edhe vitin e ardhshëm. E refuzoj faktin se po plakem”, u shpreh Woolley për ‘The Reuters’.

Pasioni që ai ka për notin ka bërë që të realizohet një dokumentar mbi jetën e tij që titullohet  “Jeta fillon në të 90-tat”. Filmi  do të shfaqet këtë muaj në festivalin që zhvillohet në Bosnjë-Hercegovinë.

Ray Woolley jeton aktualisht në Qipro. Ai ishte operator radioje në Luftën e Dytë Botërore dhe me origjinë është nga Port Sunlight në veriperëndim të Anglisë.

Klan Plus