Vdekje tragjike për një vajzë 12-vjeçare, e cila ishte duke notuar në një pishinë hoteli në Bodrum të Turqisë.

Alisa Adamova nga Rusia po notonte në pishinë kur papritur u ndez mekanizmi i qarkullimit dhe filtrimit të ujit. Për 15 minuta, vajza ka qëndruar e bllokuar nën ujë. Një pompë e mekanizmit qarkullues të ujit, e kishte mbërthyer atë me forcë nga krahu.

Stafi i hotelit nuk mundi ta mbyllte menjëherë pompën, pasi siç shprehen dëshmitarët, nuk mundeshin të gjenin çelësin. Pranë pishinës nuk ishte i pranishëm asnjë roje shpëtimi. Babai i vajzës dhe turistët u munduan ta shpëtonin.

Për disa minuta 12-vjeçarja qëndroi e bllokuar nga krahu nën ujë dhe më pas u dërgua në spital. Por, fatkeqësisht ndërroi jetë 11 ditë më vonë.  Sipas raportit mjekësor, pompa e fuqishme e pishinës kishte mbërthyer dorën e 12-vjeçares, duke mos i lënë mundësi të lëvizte dhe të dilte në sipërfaqe për të marrë frymë.

Nga ana tjetër, Rusia kërkon ndëshkim për përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al