Elhaida Dani në rolin e Esmeraldes

I shfaqur për herë të parë në Paris në vitin 1998, muzikali francez i kompozitorit të njohur italian, Ricardo Cocante, Notre Dame de Paris do të vijë për herë të parë në Shqipëri.

Të dielën e 28 Majit në ‘Air Albania’ publiku shqiptar do të ketë mundësi të shijojë interpretimin e një turpi ndërkombëtar ku rolin e Esmeraldës, personazhit të romanit të Viktor Hygos do të luhet nga Elhaida Dani.

E pikërisht kjo e fundit që do të jetë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit këtë fundjavë e ka parë si mundësi për të ftuar artdashësit shqiptarë të mos e humbasin shfaqjen që ka qenë rekord absolut në çdo skenë botërore ku është ngjitur.

“Notre Dame de Paris” është bërë pjesë e rekordeve Guinnes si muzikali më i parë ndonjëherë që në vitin e parë, në Shtator të 1998 në Paris.

Tv Klan