Serbi kalon në çerekfinale, sfidon italianin Matteo Berrettini

Novak Gjokovic është vetëm tre ndeshje larg rishkrimit të historisë së tenisit. Teksa humbi setin e parë me shifrat 6-1, numri 1 i botës u rikthye në mënyrën si di ai, për të arritur të triumfojë në setet e radhës, respektivisht 6-3, 6-2 dhe 6-2. Tenisti serb arriti që të jetë dominuar ndaj kundërshtarit dhe është në rrugë të mbarë për të fituar turneun e katërt Grand Slam në Us Open në histori.

Në raundin e ardhshëm, Gjokovic sfidohet nga Berretini. Italiani që do ngjitet në vendin e shtatë në botë duke nisur nga java e ardhshme mposhti pas dy orësh e 24 minuta gjermanin Ote. Berretini kthehet kështu në mesin e 8-tenistëve më të mirë të turneut pas dy vitesh mungesë.

Aventura e Karolina Pliskova në US Open për femra vazhdon. Tenistja çeke dha më të mirën kundër ruses Pavlishenkova, duke triumfuar pastër 2-0 me sete.

Klan News