Serbi siguron finalen e US Open, shumë afër titullit të 21 Grand Slam

Novak Djokoviç është një fitore larg titullit madhor të Grand Slamit të US Open. Tenistit serb i duheshin plot pesë sete për ta bërë një gjë të tillë, pasi numri 1 i botës arriti të mposht numrin 4, Aleksandër Zverev për të prekur finalen e madhe.

Edhe pse e nisi në malore sfidën, 34-vjeçari Djokoviç mori frenat e lojës për të triumfuar. Fillimisht, gjermani fitoi setin e parë, 6-4, por serbi arriti të përmbys gjithçka shumë shpejt, duke marrë setet dy dhe tre me rezultatin 6-2, 6-4.

Pikërisht ky rezultat u përsërit edhe në setin e katërt, që këtë herë shkoi në favor të Zverev. Megjithatë vetëm kaq, pasi Djokovic mori setin e pesë dhe të gjithë sfidën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Në finalen e madhe e pret numri 2 i botës, rusi Danil Medvedev. Në rast se triumfon Djokovic, serbi do ishte tenisti më i titulluar në histori, me 21 trofe Grand Slam, duke lënë pas Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Klan News