Kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax ka njoftuar se vaksina anti-covid ka një efikasitet të përgjithshëm prej 90.4% gjatë provave në fazën e tretë. Testet  paraprake u kryen në SHBA dhe në Meksikë.

Kontinente të ndryshëm, popullsi të ndryshme, viruse të ndryshme që lundrojnë përreth, dhe megjithatë, ne ende shohim efikasitet shumë të mirë. Kjo është ajo që ju dëshironi  të keni,” tha kreu i Novavax, Gregory Glenn.

Disa nga efektet anësore të kësaj vaksine  janë lodhja, dhimbja e kokës dhe dhimbja e muskujve por këto efekte zgjasnin më pak se dy ditë.

Ndërsa tek pacientët me rrezik të lartë të cilët janë ata mbi 65 vjeç, ose kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese efikasiteti i kësaj vaksineje vlerësohet të jetë 91%.

Novavax duket se është “në rrugën e duhur” për të prodhuar rreth 100 milionë doza të cilat priten të shpërndahen në fund të tremujorit të tretë të 2021. Studimi u krye në gati 30,000 vullnetarë.

Klan News