Kënga “Better Place” shërben edhe si kolonë zanore e filmit “Trolls Band Together”

Ashtu siç edhe u paralajmërua në MTW Video Music Awards grupi muzikor NSYNC është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Better Place” është kënga e parë e re që 5 anëtarët e grupit të njohur muzikor kanë punuar së bashku që kur grupi amerikan i djemve publikoi albumin e tyre të fundit në studio “Celebrity” në 2001.

Kjo këngë shërben edhe si kolonë muzikore për filmin e animuar Trolls Band Together.

Këngëtari Timberlake i cili luan edhe personazhin “Branch” shpërndau më herët një video në rrjetet sociale ku shihej duke punuar në studio.

Këngët e Justin Timberlake dhe bandës së tij muzikore ishin nga më të dëgjuarat të kohës, me disa nga hitet e njohura si ‘Bye, Bye, Bye’, ‘I Want u Back’, ‘This I Promise U’.

Anëtarët e grupit muzikor u bënë bashkë dy javë më parë, ku i dhanë yllit të muzikës Taylor Swift një çmim në MTW Music Awards ndërsa vetë ata performuan për herë të fundit në këtë skenë në vitin 2013.

Klan News