Një vajzë nga Kolumbia, e quajtur Claudia Sofia Carre Jaimes ka zgjedhur një formë të veçantë proteste në Shqipëri. Ajo ka vendosur të zhvishet nudo përpara Prokurorisë së Tiranës.

Vajza është kapur me 5 gramë lëndë narkotike teksa ka hyrë në vendin tonë. Ajo është proceduar penalisht dhe ka hyrë në proces gjyqësor. Për shkak se gjyqi është zvarritur dhe pasaporta po i mbahet në prokurori, ajo ka vendosur të protestojë duke u zhveshur nudo.

Vajza ka qëndruar 5 minuta para prokurorisë dhe është larguar pasi u vesh.

Tv Klan