Nuk bënë fushatë me 15 Prill, PD i përjashton nga votimi për kreun e PD




Nuk bënë fushatë me 15 Prill, PD i përjashton nga votimi për kreun e PD

19:17 09/06/2021

Gjana: Do lejohen të votojnë ata që kanë kartë anëtarësie dhe nëse nuk e kanë emrin në listë

Të gjithë anëtarë të cilët nuk u angazhuan në fushtë për PD në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit nuk do të të lejohen të votojnë në zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike ditën e diel. Kryetari I Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se identifikimi i tyre është i lehtë.

“Nuk mundet të bëhen pjesë e votimit ata anëtarë të PD-së që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionarë, kanë qenë vëzhgues dhe kanë qenë aktivistë të partive të tjera politike jashtë koalicionit të PD-së me aleatët. Njerëzit që janë atje në komision, por dhe struktura e partisë dhe grupseksionet, kanë qenë prezent në atë fushatë”, është shprehur Gjana.

Gjana tha se në votim do të marrin pjesë anëtarët të cilët disponojnë kartën e anëtarësisë edhe pse mund të mos kenë emrin në listën e anëtarësisë së PD.

“Është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD-së të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarësie. Nuk do i mohohet kjo e drejtë këtyre anëtarëve, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime”, është shprehur ai.

Më 13 Qershor demokratët do iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e partisë mes katër kandidatëve, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Klan News





Të ngjashme