Manchester United u kualifikua në gjysmëfinalen e Europa League, pas një ndeshje të çmendur, ose ndoshta më të çmendurën në historinë e kompeticionit.

Lyon po fitonte 4-2 pas golit të shënuar në minutën e 110-të dhe tek anglezët shpresat për një përmbysje ishin thuajse zero, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë.

Kështu, disa tifozë të Manchester United, vendosën të largoheshin nga stadiumi të zhgënjyer. Megjithatë, ata humbëm një nga momentet më të bukura të historisë së skuadrës angleze.

Manchester United, bëri një përmbysje të çmendur, duke kthyer rezultatin në 5-4, falë golave të Bruno Fernandes në minutën e 114-të, Mainoo në minutën e 120-të dhe Maguire në minutën e 121-të.

Tifozët e larguar nga stadiumi, u detyruan të ndiqnin minutat e fundit në lokalet afër “Old Trafford” dhe festuan aty.

Ky padyshim mund të jetë një nga gabimet më të mëdha që tifozët e Manchester United kanë bërë, pasi humbën momentin që të gjithë ëndërrojnë ta ndjekin në stadium.

/tvklan.al