“Nuk dal më me djem të rinj, por me 50-vjeçarë”

“Nuk dal më me djem të rinj, por me 50-vjeçarë”

11:44 22/08/2019

“Në kërkim të të duhurit”

Një vajzë 24-vjeçare ka bërë brenda 6 muajve 3 mijë follower në rrjetin social Instagram pasi vendosi të ndryshojë jetën e saj.

Keeley Bailey kishte takuar disa djem të rinj, por një ditë mori një vendim. Ajo vendosi që të linte takime në Tinder dhe Bumble me meshkuj më të mëdhenj se vetja, madje duke dalë edhe me meshkuj deri në 55 vjeç.

Pse e ka bërë këtë? Sipas saj është më mirë të dalësh me meshkujt më të mëdhenj pasi mund të përfitosh dhurata, pushime dhe të bësh qejf.

Keeley deri më tani ka marrë disa telefona të rinj, laptop si dhe ka mundësi të blejë rroba nga më të shtrenjtat. Pasi u regjistrua në Tinder ajo ka treguar se i kanë shkruar disa meshkuj, por kam dalë vetëm me njërin prej tyre.

“Fillova të flas me disa prej tyre, madje mund të them se mes nesh pati dhe “shkëndija. Madje kemi shkëmbyer dhe numrat e telefonit edhe pse janë më të mëdhenj se unë”.

Keeley shtoi gjithashtu se “Për mua, gjithçka ka të bëjë me lidhjen. Ka disa burra me të vërtetë tërheqës në faqe, por nëse nuk ka shkëndija dhe bisedat nuk rrjedhin, atëherë nuk jam e interesuar”.

Që nga koha që ajo ka hapur Tinder ka marrë disa dhurata, ndërsa vetëm me njërin prej tyre ka dalë dhe po njihet.

Ka shumë njerëz që më kritikojnë dhe nuk e kuptojnë se unë kam marrë dhurata vetëm sepse kam folur dhe nuk u kam ofruar asnjë gjë tjetër në këmbim. Deri më sot jam takuar vetëm me një mashkull më të madh se vetja dhe pjesa tjerët që kam folur më ka bërë vetë dhurata”.

24- vjeçarja ka thënë se kurrë nuk u ka kërkuar para meshkujve por ata ja kanë ofruar vetë.

“Për këdo që me gjykon pa më njohur ose që gjykon meshkujt më të mëdhenj se vetja duhet ti njohin njëherë pastaj të flasin”, ka thënë ajo./tvklan.al

Të ngjashme
UKT