Këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Adelina Ismajli ka marrë një dhuratë mjaft luksoze nga bashkëshorti i saj për 8 Marsin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit foto dhe video në “Instastory” momentin kur ka parë një makinë luksoze “Porche” të dhuruar nga bashkëshorti dhe një tufë me lule.

 “Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanët mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam e as nuk kam qenë kurrë. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falenderoj Zotin që jam grua. Faleminderit që më bërë 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi.”, ka shkruar Adelina Ismajli në foton e publikuar në rrjetet sociale. /tvklan.al