Një shumë e padeklaruar parash është sekuestruar në doganën e Kapshticës në dalje të Shqipërisë.

Shuma monetare prej 24.980 Euro në posedim të F.R. 35 vjeç nga Pogradeci nuk ishte deklaruar tek autoritetet doganore.

Paratë ishin fshehur në makinën tip “Opel” të 35-vjeçarit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. /tvklan.al