Kur jeni në një situatë të vështirë, ju e dini se ka gjithmonë disa njerëz mbi të cilët mund të mbështeteni dhe të tjerë që duhet t’i shmangni me çdo kusht. Këta janë personat që preferojnë të mbeten vetëm, pa u shqetësuar me problemet e të tjerëve.

Ata kanë më shumë gjasa t’ju japin një goditje pas shpine sesa një përqafim ngushëllues. Ata thjesht mund të jenë në humor të keq ose në përgjithësi më të pandjeshëm se shumica dhe shenja e tyre e zodiakut mund të jetë arsyeja pse nuk kanë interes për të tjerët.

Vazhdoni të lexoni për të mësuar për shenjat më pak të dashura të zodiakut:

Akrepi

Akrepat kanë një atmosferë misterioze rreth tyre dhe do të bëjnë gjithçka për të marrë atë që duan. Atyre nuk u pëlqen t’u thuhet se çfarë të bëjnë dhe e kanë të vështirë të mbështeten te të tjerët.  Atyre u duhet pak kohë që t’u besojnë njerëzve dhe nuk tolerojnë t’u bëhet padrejtësi – prandaj është më mirë të mos nxirrni në pah anën e tyre të keqe sepse nuk do të tregohen aspak të dhembshur. Edhe pse janë shenjë uji dhe intutitivë, akrepët e kanë shumë të vështirë të lidhen me të tjerët emocionalisht.

Shigjetari

Shigjetarët në përgjithësi kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, por nuk u pëlqen të qëndrojnë pa lëvizur ose të jenë në një vend për periudha të gjata kohore. Kjo ndonjëherë mund t’i bëjë ata të përqendrohen në rritjen dhe mirëqenien e tyre personale në vend që të kujdesen për të tjerët. 

Si shenjë zjarri, ata  shquhen për energjinë e tyre. Ata e vlerësojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre më shumë se disa shenja të tjera. Për shkak të kësaj, ata duken egoistë dhe indiferentë ndaj atyre që i rrethojnë. Por nëse i njihni mjaft mirë, ata do t’ju qëndrojnë besnikë dhe do t’ju tregojnë se sa shumë kujdesen për ju.

Dashi

Janë pak agresivë dhe nuk e njohin humbjen si opsion. Ata janë gjithashtu impulsivë dhe u qëndrojnë fjalëve që thonë. Natyra e tyre e ftohtë dhe konkurruese i lë ata indiferentë ndaj të tjerëve dhe ata pothuajse gjithmonë e vënë veten në vend të parë./tvklan.al