E kuqja është padyshim ngjyra e sezonit. Nga çantat te pulovrat e fustanet, nuanca e flaktë ka qenë një ndër zgjedhjet e para të yjeve në tapetin e kuq apo edhe në daljet e përditshme.

Megjithatë, pyetja më e madhe që shtrohet kur përdoren veshje apo aksesorë të kuq është “duket bukur apo është e tepërt?” Duke qenë se është ngjyrë e guximshme, për shumë njerëz është sfiduese që ta kombinojnë si duhet por është më e lehtë se sa mendohet.

Nëse doni të tërhiqni vëmendjen dhe të dukeni plot stil, provoni një prej kombinimeve të mëposhtme që ta provoni për t’i shtuar pak ngjyrë ditëve të zymta të dimrit.

E kuqe dhe rozë

“Barbiecore” vijon të jetë ende prezent edhe në periudhën e ftohtë të vitit. Një kombinim lozonjar me të kuqen nuk dështon kurrë, tonet e tyre përzihen mirë dhe i shtojnë gjallëri veshjes.

E kuqe dhe kafe

Ekuilibroni forcën e së kuqes me kafen çokollatë. Kjo e fundit është një tjetër nga trendet e sezonit dhe kështu arrini të kombinoni dy ngjyrat më të spikatura të vitit.

E kuqe dhe blu kobalti

Dyfishoni sasinë e ngjyrave duke bashkuar të kuqen e flaktë me blunë vezulluese. Një veshje e tillë nuk do shumë mund, por do të japë efektin maksimal për këdo që guxon ta provojë.

E kuqe dhe e zezë

Klasike, e thjeshtë dhe e pagabueshme. Nuk ka zgjedhje më të sigurt që premton të tregojë stilin tuaj.

E kuqe dhe e bardhë

Provoni që pulovrat e kuqe t’i kombinoni me pantallona të bardha. Po, po pantallonat e bardha mund të vishen edhe në dimër dhe të duken po aq bukur./tvklan.al