Banorët e zonës Shkozë, ankohen në emisionin“Stop”, se personi, që tregton ilaçe në farmacinë “Bora 1”, nuk ngjall besim e nuk duket të jetë profesionist. Përsa i takon farmacisë “Bora 1”, personit, që tregton, i mungojnë mjetet identifikuese dhe sipas dokumentacionit, në këtë farmaci, duhet të ushtrojë profesionin vetëm zonja Dorjana Mëdani.

Qytetari-

Mirëmbrëma!

Farmacisti-

Mirëmbrëma!

Qytetari –

Si je? Do më bësh nja 2 “Oki” t’lutem? Mjaftojnë?

Farmacisti- T

eprojnë! Do t’jap 10 lekë, po s’kam ça të jap.

Qytetari –

S’ka gjë po hë, faleminderit!

Farmacisti-

Kur të vish ditë tjetër.

Qytetari –

Ça bëre? Më jep dhe nja 2 kshu, si ato dje, ato Fansat.

Farmacisti-

Fansat? Apo do Oki?

Qytetari –

Fans, fans!

Farmacisti-

Të thashë unë, që janë të mira, po ti…

Qytetari –

Po mirë!

Farmacisti-

2?

Qytetari – 2 

Turn i tretë! Ça bëhet?

Farmacisti-

Rrofsh, hajde!

Qytetari –

Natën!

Qytetari –

Erdha prapë unë.  Ça bëre? Më jep 2 Fans, po… ika. Faleminderit! Natën e mirë!

Gazetarja i drejtohet kreut të Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e cila tregon, sesa e thjeshtë është bërë për të hapur një farmaci si biznes. Deri në vitin 2009 këtë biznes mund ta hapnin vetëm farmacistët, por tani mund ta bëjë kushdo.

Diana Toma:

Realisht nuk është aspak e vështirë të hapësh një farmaci një subjekt farmaceutik. Vetë pranë QKB nxjerrë një licensë biznesi, e cila ka një kosto shumë të vogël, lidh një kontratë pune me një drejtues teknik dhe më pas nxjerr dhe QKL. Më pas dyert e farmacisë duke plotësuar kuadrin për të hapur subjektin, një sipërfaqe të caktuar, pajisjet e caktuara, mund të hapet farmacia. Deri në vitin 2009 farmacinë e hapnin vetëm farmacistët, pas këtij viti me ndryshimin e ligjit farmacinë e hap kushdo.

Gazetarja i ka bërë të ditur zonjës, Diana Toma rastin e farmacisë ka parashtruar emisioni “Stop” dhe ajo i ka kërkuar pak minuta kohë në mënyrë që të shikonte dosjen lidhur me famacinë Bora 1.

Diana Toma:

Nga shqyrtimi i dosjes për subjektin farmaceutik Bora 1, rezulton se sipas dokumentacionit duhet të ushtrojë profesionin e farmacistes me funksionin e drejtueses teknike, vetëm një farmaciste e licencuar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, zonja Doriana Mëdani.

Më pas një drejtuesi i emisionit Saimir Kodra bëri një sqarim lidhur me një video për fshirjen e të dhënave nga tabletat antigrip Oledrohot. Në çdo tabletë ato janë të gdhendura në mënyrë të pandryshueshme.

/tvklan.al