6 Gushti i këtij viti nuk do jetë një datë e zakonshme për një nënë 24 -vjeçare. Atë ditë ajo përjetoi momentet më të këqija të jetës, pasi mësoi se vogëlushi i saj kishte ndërruar jetë.

Kayleigh Leonard nga Skelmersdale, West Lancashire shkoi si çdo ditë të shikonte dy vjeçarin në krevat dhe ta zgjonte, por kishte ndodhur diçka shumë e rëndë, atë mëngjes Arlo nuk u zgjua më.
 

Në një rrëfim për “Liverpool Echo” nëna e re ka treguar tronditjen që pësoi kur gjeti atë mëngjes djalin e pajetë në shtrat. “Ishte ora 6 e mëngjesit kur shkova tek krevati i djalit dhe po e përkëdhelja si çdo ditë po ai nuk po lëvizte. Nuk ka dhimbje më të madhe për një prind se humbja e fëmijës. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”.

Kayleigh e përshkroi atë si “engjëllin e vogël më të dashur në botë”.

Më mësove se çfarë ndjesie është të bëhesh nënë. Do e dua përgjithmonë. Do bëja gjithçka për ta pasur në krahët e mi”, ka thënë ajo.

Nuk dihen ende shkaqe se pse vogëlushi 2 vjeçar ndërroi jetë.

*Vdekjet e papritura  (SUDC) të fëmijëve mbi 12 muaj janë të njohura në botë. Për këto lloj vdekjesh edhe sot e kësaj dite është e vështirë që të jepet një përgjigje e saktë edhe pas autopsive dhe hetimeve të kryera. /tvklan.al