Kandidati për deputet në Tiranë i Partisë Demokratike, Ethem Aga në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan ka zbuluar se nuk do të heq dorë nga politika.

Aga falënderoi të gjithë ata që kanë votuar atë dhe Partinë Demokratike, teksa shtoi se diaspora shqiptare është shumë e gjerë, ku theksoi se një numër i caktuar vendesh në Parlament t’i lihet diasporës.

Blendi Fevziu: Tani që nuk fitove do të rikthehesh të kandidosh prapë, apo do të heqësh dorë?

Ethem Aga: Jo nuk do të largohem nga politika shqiptare. Akti im i parë politik siç e thashë ishte largimi im nga Shqipëria. Kontaktet me politikën franceze dhe shqiptare i kam mbajtur pothuajse gjithmonë, Kjo fushatë elektorale është një masakër në vetvete vota e diasporës. Do të falenderoja me shpirt dhe kam një falënderim për të gjithë ato tironas që më kanë votuar mua personalisht dhe Partinë Demokratike. Këto njerëz janë disa qëndrestarë.

Blendi Fevziu: Dhe ti nuk do të tërhiqesh, dhe do të jesh pjesë e Partisë Demokratike në diasporë apo në Shqipëri?

Ethem Aga: Do të jem pjesë e Partisë Demokratike në Shqipërië dhe diasporë. Ka shumë njerëz në diasporën shqiptare dhe mendoj që duhet që një numër i caktuar vendesh në Parlament t’i lihet diasporës.

/tvklan.al