Rihanna është në kërkim të një qiraxhiu për vilën e saj në Beverly Hills, por do të të duhen shumë para për ta quajtur këtë vilë shtëpinë tënde!

Artistja 33-vjeçare kërkon 80,000 dollarë në muaj për shtëpinë e saj, që është e vendosur ngjitur me shtëpitë e yjeve si Paul McCartney. Ndodh që dhe shtëpinë ngjitur ta zotërojë vetë Rihanna.

Shtëpia ka një sipërfaqe gjigande, me 5 dhoma gjumi dhe shtatë tualete. Ajo e bleu vitin e kaluar për 13,8 milion dollarë.

Shtëpia përmban një skulpturë gjigande demi të zi, një kopësht qendror të hapur me një tarracë me hapësirë, pishinë, spa dhe një vend për të ndezur zjarr./tvklan.al